Shërbimet Tona
Shërbimet që ne ofrojmë janë të një game më të gjerë sesa vetëm prerja në laser e llamarinës dhe e tubave. Në mënyrë që të ulen sa me shumë kostot e një produkti, falë eksperiencës dhe teknologjisë që zotërojmë, ne mundësojmë realizimin e të gjithë ciklit të prodhimit brenda kompanisë tonë.
Çfarë e diferencon Laser Project në treg?
Teknologji e Avancuar
Në mënyrë të vazhduar ne investojmë në teknologji të avancuar, duke mundësuar rritjen e kualitetit të produktit.
Shpërndarje Ndërkombëtare
Organizimi i dërgesave tuaja në nivel lokal dhe ndërkombëtar, në mënyrë që produktet tuaja të arrijnë kur dhe ku ju dëshironi.
Koha
Falë organizimit të reparteve të prodhimit, mundësojmë realizimin e produkteve me kohë dhe kosto efektive.
Hapat për Realizimin e Produktit
Të kuptuarit e produktit
Të kuptuarit e produktit dhe proçeset e nevojshme për realizimin e tij. Falë përvojës tonë disa vjeçare jemi në gjendje të realizojmë produkte sfiduese.
Përcaktimin e metodës së duhur
Identifikimi i makinerive më të përshtatshme për të arritur rezultatin e kërkuar. Duke garantuar efikasitet në prodhim.
Kualiteti
Të bashkëpunuarit ngusht me hallkat e tjera për të siguruar që kontrollet e cilësise të kryhen gjatë të gjithë proçesit të prodhimit të produktit. Ne kemi operatorë të aftë dhe mbështetje teknike në mënyrë për të ndihmuar ruajtjen e standardit.
Siguri
Kemi trajnimin e nevojshëm për të garantuar sigurinë në të gjitha praktikat e punës. Në Laser Project, ne gjithmonë vendosim sigurinë në radhë të parë.
Përmirësimi i vazhduar
Falë vlerësimit të vazhduar të produkteve dhe proçeseve jemi në gjendje për të përmirësuar rezultatin, si në efikasitet ashtu edhe në cilësi. Nga dizajni tek paketimi, të gjitha departamentet tona janë të përkushtuara për të bërë përmirësime kudo që të jetë e mundur.


