• Albanian
  • English
  • Albanian
  • English

Projektimi
& Menaxhimi i Projektit

Çdo projekt që vjen në kompaninë tonë, kalon përmes proçesit rigoroz të vlerësimit dhe të zhvillimit inxhinierik

Në kompaninë tonë projektimi dhe prodhimi i një produkti fokusohet rreth cilësisë dhe plotësimit të kërkesave të klientit. Nuk mund të fillohet prodhimi i asnjë produkti derisa ekipi jonë inxhinierik të jetë i sigurt se i plotëson të gjithë specifikimet e kërkuara nga klienti.

Çdo projekt trajtohet me shumë kujdes duke analizuar çdo detaj në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për të përmirësuar cilësinë, reduktuar kohën e prodhimit dhe kostot për klientët tanë.

Ne projektojmë dhe prodhojmë një gamë të gjerë produktesh

Sikundër një numër i madh projektesh kanë nevojë vetëm për zhvillimin e tyre dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për proçeset e prodhimit, gjithashtu një numër i madh projektesh kanë marrë jetë në kompaninë tonë, duke nisur nga skic idea, zhvillimi dhe deri në montimin në objekt.

Projektet e realizuara konsitojnë në projektimin e strukturave për kapanone, tarraca, shkallë për ambiente të brendshme dhe të jashtme, ashensor, aksesor të ndryshëm, makineri për printimin në xham, platforma për vinça, pajisje laboratorike etj.