Rreth Nesh

Si Ekspert në Përpunimin Mekanik të Metaleve me Preçision të Lartë, të mbështetur në pajisje dhe teknologji të avancuar, klientët tanë tek ne gjejnë “one-stop-shop” për prodhimin në seri.

 

Pas eksperiencës disa vjeçare në Itali, rrugëtimi i Laser Project në Shqipëri nisi në vitin 2007 në fushën inxhinerike, për ti shërbyer me Preçizion, Kualitet dhe Korrektësi klientëve tanë.

Të vendosur në një pozicion strategjik siç është Durrësi, të ndodhur pranë portit duke mundësuar aksesim të shpejtë për qarkullimin e mallrave, dhe për të gjitha llojet e transporteve, tokësore, hekurudhore apo ajrore.

Fusha në të cilën ne operojmë i përket Industrisë Metal Prerëse dhe Metal-Mekanikës me Preçizion të Lartë.
Nga inxhineria e preçizionit deri tek organizimi, grumbullimi dhe ambalazhimi i të gjitha njësive për t’ju dorëzuar klientit.

Ky proçes na mundëson të kursejmë kohë dhe kosto, pasi ekipi jonë do të menaxhojë të gjithë proçesin duke shkurtuar pjesën më të madhe të punës së koordinimit dhe planifikimit për klientët tanë.

Përse Laser Project?

Ne ofrojmë zgjidhje teknike, të specializuar në fushën e prerjes në laser të llamarinave dhe profileve me seksione të ndryshme, si profile katrore, rrethore, UPN, ELE etj. Realizojmë përkuljen me presë të llamarinës, kalandrimin e profileve dhe punimin e metaleve në makineri CNC frezë dhe torno. Ndër pikat e tjera të forta që kemi është montimi dhe saldimi i strukturave të imëta dhe të mëdhaja, me teknika të ndryshme saldimi MIG dhe TIG. Gjithashtu për të lehtësuar në mbylljen e të gjithë ciklit të prodhimit kemi repartin e lyerjes.
Me kombinimin e eksperiencës në sektorin metal prerës dhe metal-mekanikës, stafit të kualifikuar dhe investimit të vazhduar në teknologjinë e fundit, ne ju garantojmë produkte me preçizion të lartë, kualitet, brenda afateve kohore dhe me kosto efektive.

Eksperiencë

Shërbim
“end-to-end”

Përmirësim
i vazhduar

Efiçencë

Vizioni dhe Misioni

Në Laser Project ne i vendosim vetes standarde të larta dhe kemi
ambicien për të dhënë më të mirën tonë. Stafi jonë ndan të njëjtin
pasion, entuziazëm dhe përkushtim për të arritur objektivat.
Vizioni jonë është krijimi i një emri
sa më të besueshëm dhe inovative
në fushën e industrisë metal
prerëse dhe metal-mekanikës të
preçizionit të lartë.
Misioni jonë është të ofrojmë shërbim
sa më cilësor, me kosto efektive, duke
i dhënë avantazh klientëve tanë në
realizimin e projekteve sa më
konkurruese.
Punonjësit tanë i përkushtohen shërbimit të klientit duke filluar
nga përgatitja financiare e ofertave e deri në detajin e fundit të
projektit.

Vlerat Tona

Marrëdhënie të Ndershme dhe të Hapura

Besueshmëri

Gjetja e Zgjidhjeve
më të Mira

Mbështetja e
Stafit