Përkulja e Llamarinës me Presë është një nga operacionet kyçe në proçesin e përpunimit të llamarinës me preçizion të lartë që kemi ne në Laser Project
Me 4 makineri për kthimin e llamarinës, me kapacitete të ndryshme, të kompletuara me matrica të cilat mundësojnë realizimin e projekteve komplekse pa vështirësi. Me forcë maksimale të shtypjes deri në 320 ton dhe me gjatësi maksimale deri në 4m, ne jemi në gjendje të plotësojmë kërkesat e klientit.
Duke përdorur metodën e minimizimit të kohës së prodhimit brenda sistemit tonë të prodhimit, ne garantojmë jo vetëm kualitet të lartë, por dhe avantazh në kohën e dorëzimit të produktit dhe në uljen e kostove.
Përveç Përkuljes së Llamarinës me Presë, ne ofrojmë gjithashtu shërbimin e Kalandrimit të Llamarinës dhe të Tubave, duke rritur kështu aftësinë tonë prodhuese.
Eksperienca e kombinuar me teknologjine e avancuar dhe vendosmëria për të patur sukses, mundësojnë që t’i japim klientëve tanë një avantazh shumë konkurues.