Saldim

Pasi ka përfunduar çdo gjë në zyrën teknike me dizenjimin e produktit, prerjen dhe kthimin e llamarinës, punimeve të ndryshme në CNC, saldimi është proçesi në të cilin i jepet jetë produktit duke i bashkuar pjesët individuale me material çelik, inox ose alumin të cilat saldohen së bashku me anë të teknikave të ndryshme MIG-MAG dhe TIG për tu dërguar më pas drejt proçesit të lyerjes.
Ekipi ynë i saldatorëve është i specializuar për saldimin e elementëve të imët dhe me volume të mëdha.

Teknika e saldimit me MIG-MAG

Saldimi me gaz inert me metal është një proçes me anë të të cilit mund të saldohet pothuajse çdo metal. Është një metodë e shpejtë, me kosto efektive dhe rezultatet janë më se të pranueshme për shumicën e kërkesave të prodhimit.

Teknika e saldimit me TIG

Saldimi me gaz inert tungsteni është një proçes saldimi me hark që përdor një elektrodë tungsteni jo të konsumueshme për të prodhuar saldimin. Saldimi me TIG përdoret më së shumti për bashkimin e seksioneve të holla të inoksit dhe aluminit. Proçesi i jep operatorit kontroll më të madh mbi saldimin, duke realizuar një produkt me saldim më të fortë dhe me cilësi më të lartë.

Disa nga Punimet Tona